Flash News

KRYESORE

Gazetari Rakipi përmend dy emra: Çfarë qëndron pas letrave publike të Edi Ramës

Gazetari Rakipi përmend dy emra: Çfarë qëndron pas letrave

Gazetari Ylli Rakipi nuk mendon se Edi Rama është i interesuar të dialogojë me opozitën. Qëllimi i dy letrave publike, sipas Rakipit, është për ti bërë qejfin ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt dhe atij të BE-së ne Tirane, Luigi Soreca.

“Letrat i ka shkruar për ti thënë Boshardit dhe Sorekës që jam gati për dialog. Do të ndodhë ndonjë tërmet i madh nëse Edi Rama largohet?!. Le të pranojë qeverinë tranzitore dhe t'i fitojë sërish zgjedhjet. Ai ka grabitur vota; opozita thotë se ai ka vjedhur aq vota sa për 10 deputete”, i tha Rakipi analistit Mustafa Nanos ne emisionin e tij 'Te paekspozuarit'.

Në thelb, në dy letrat publike, kryeministri Rama kërkonte dialog por pa kushte me Bashën ndërsa shtyrja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nuk duhet të vihej në dyshim.

Letra e pare: Rama letër të dytë publike Bashës: Aspak i çuditur me refuzimin brutal, eja dialogojmë pa kushte

Letra e dyte: Rama letër publike Bashës: Të dialogojmë pa kushte për mospërkeqësimin e situatës politike

Të fundit