Flash News

KRYESORE

Gazetari Rakipllari pas përplasjes me Ramën: Nuk ka ndërmend të tërhiqet

Gazetari Rakipllari pas përplasjes me Ramën: Nuk ka ndërmend

Gazetari Robert Rakipllari, para një jave ishte në emisionin ‘Open’ përballë kryeministrit Edi Rama. Duke analizuar sjellen e kreut të qeverisë, ai thotë se Rama duket i vendosur për të shkuar në zgjedhjet lokale pa opozitën.

“Nuk është se mësova ndonjë gjë të madhe por ishin disa mesazhe. Mesazhi i parë ishte që ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai dëshiron të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. E ka marrë nje vendim. Nuk kishte një mesazh më të rëndësishëm për të dhënë.Nuk është se u mërzita…edhe nervozizëm ndoshta jo. Përballja televizive me kryeministrin Rama nuk është një gjë e thjeshtë. Unë shkoj aty pa kompromis, të bëj atë që më takon si gazetar. Kam gjithmonë dilema për pjesën nëse ia kam dalë apo jo, por përgjithësisht ka reagime dhe nëpërmjet këtyre reagimeve krijon një ide nëse ia ke dalë apo jo”, deklaroi Rakipllari në emisionin A-Krasta, megjithatë shton se situata nuk do të shkojë deri në pikën që të zgjedhjet të organizohen pa opozitën.

“Mendoj se në 30 qershor nuk do kemi zgjedhje. Nuk do shkojë situata atje. Mendoj që Rama po tenton të shkojë në këto zgjedhje. Nuk janë zgjedhje por votime. Në gjysmën e bashkive ka vetëm një kandidat. Nuk besoj se do ketë as formalisht votime më 30 qershor”, nënvizon Rakipllari.

Sa iu përket protestave të opozitës, Rakipllari theksoi se këto protesta janë të paprecedenta, të shpeshta dhe që angazhojnë një masë të madhe njerëzish.“Në rast se nuk ka kauzë, një parti sado e madhe qoftë nuk mbledh dot një masë kaq të madhe njerëzish dhe në mënyrë frekuente. Këto protesta e kanë rritur kryetarin Basha. Për fat të keq nuk janë protesta popullore, nuk e kanë tërhequr pjesën gri të shoqërisë shqiptare. Më duket indiferente sepse e sheh këtë një përplasje për pushtet. Në qoftë se do më pyesësh mua, çështja është kjo, se unë mendoj që opozita ka një kauzë shumë të madhe, të rëndësishme”, shpjegoi ai.

Të fundit