Flash News

KRYESORE

Gazetari shqiptar flet për lidhjet e Ivanoviç me mafien: Ishte plotësisht pjesë e saj; Mitrovica është jashtë kontrollit të Kosovës dhe Serbisë

Gazetari Ben Andoni i ftuar në "Arena" në Ora News, bëri disa deklarata të forta në lidhje me të ndjerin Oliver Ivanoviç, politikani serb i vrarë në veri të Mitrovicës. Ai thotë se Ivanoviç ishte i lidhur me mafien serbe atje.

“Kam parë cinizmin e tij n ndaj nesh që ishte një cinizëm i moderuar. Ai mbrohej nga ushtarët e KFOR-t, por edhe nga shqiptarët. Ishte nga serbët e pakët që mund të lëvizte në Kosovë. Ishte i targetuar nga kosovarët që kishte qenë problematikë. Ivanoviçi ka marrë shumë gjëra në varr që do të mund të merren vesh më vonë. Ishte plotësisht pjesë (e mafies në Mitrovicë). Serbët përveç Sheshelit që ka retorikë boshe, e kanë vendosur gishtin e fajtorit në mullinjtë që kanë vendosur ata vetë. Mitrovica u ka dalë jashtë dore. Është vendi ku strehohen disa nga kriminelët me eminentë serbë dhe shqiptarë, por edhe të shteteve të tjera si bullgarë, maqedonas dhe rumunë”, deklaroi Andoni.

Andoni theksoi se konfliktin kryesor Ivanoviç e ka patur me kreun e Listës Serbe në Kosovë.

“Konflikti kryesor i Ivanoviç ka qenë me Goran Rakiç njeriu kryesor i Lista Serbe, që menaxhon qëndrimin zyrtar të Beogradit”, u shpreh gazetari shqiptar.

Vrasja e Oliver Ivanoviç, Thaçi telefonon Vuçiçin dhe e siguron për hetimet

Të fundit