Flash News

KRYESORE

Gazetari shqiptaro-holandez: Fakte pse nuk është racist vendimi për vizat

Gazetari shqiptaro-holandez: Fakte pse nuk është racist vendimi

Pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë, ne disa media u raportua se propozimi kishte ardhur nga partia raciste e Geert Wilders. Megjithatë, gazetari shqiptaro-holandez, Vincent Triest që jeton mes dy vendeve shkruan se iniciativa është marrë nga 3 nga 4 parti të koalicionit qeverisës.

“Një nga abuzimet e shumta qe po dëgjoj për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me një “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders”. Në fakt mocioni në parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders. Por nga 4 partitë kryesore (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë e qeverisë.

Triest jep edhe një argument tjetër, që tregon se vendimi i parlamentit nuk ishte i motivuar nga qëllime raciste: “Një tjetër fakt që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është se atë ditë u hodh poshtë propozimi që do të bllokonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për Shqipërinë 105 deputetë ngritën dorën, ndërsa për Kosovën 48. Kjo për shkak se, ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarmi nga policia dhe prokuroria holandeze”, sqaron ai.

Shifrat zyrtare/ Rriten me 120% kërkesat e shqiptarëve për azil në Irlandë

Të fundit