Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Eshtë fare e qartë, sikurse del edhe nga monitorimi i bërë përgjatë fushatës së fundit elektorale, se media e shtypur dhe ajo audiovizive gjeneraliste, është e orientuar drejt lajmit politik. Opinionet e botuara kanë si tematikë parësore interpretimet e ngjarjeve dhe personazheve politike, bisedat në studio në prime time të televizioneve kryesore janë me natyrë politike, informacionet kryesore kanë si axhendë kryesisht politikën ose kanë këndvështrim politik.
Në këtë plan, ka tri rrafshe interpretimesh që qarkullojnë.
Rrafshi i parë, është ai i teorive konspiracioniste. Me një kahje bashkëvepruese. Këtu hamendja bazohet te një lidhje personale midis pronarëve ose menaxherëve kryesorë të mediave, ose dhe të drejtuesve kryesorë të emisioneve me audiencë më të gjerë me politikanët ose grupimet politike. Në këtë rast rilevohen lidhje interesash jashtëpolitike ose jashtë mediatike që evidentojnë kombinime të nivelit material ose dhënie privilegjesh të mundshme kryesisht për kompanitë e biznesit që zotërojnë edhe mediat.
Rrafshi i dytë është ai me frymëzime të natyrës tradicionale që nxjerrin në pah prirje të natyrës të orientimit politik të djathtë ose të majtë të drejtuesve ose pronarëve të mediave.
Kurse rrafshi i tretë sheh një lidhje të brendshme midis politikës dhe mediave, jo aq si pozicionim, si këndvështrim i një politike editoriale, por si mbimbulim i politikës me lajm në raport me fushat e tjera.
Politika e kërkon median së brendshmi për ta përdorur atë si propagandë politike, ose për të shprehur rivalitetet e saj të brendshme, kurse media e pavarur gjeneraliste e lajmit kombëtar politik të përditshëm ka dy prirje. E para të politizohet, e dyta të fokusohet kryesisht te lajmi ose agjenda politike e ditës. Kjo ndodh për arsye sepse lajmi politik në një farë kuptimi është me kosto të ulët për ta prodhuar dhe me rendiment të lartë financiar në treg. Ai kap audienca të gjera, rrit shkallën e aksesit të mediave në vendimmarrje, e ofron median me pushtetin ose politikën në përgjithësi, nxit shtimin e audiencave ose rrit numrin e klikimeve. Edhe sikur asnjë interes tjetër jashtëmenaxherial të mos mbahet në konsideratë, orientimi drejt agjendës politike të ditës përbën një optimum financiar për një media gjeneraliste që nga njëra anë thërmon audiencat, nga ana tjetër është e prekur nga fenomeni i dublikimit ose shumëfishimit, pra i riprodhimit të lajmeve politike nga njera media te tjetra. Kjo dukuri kap jo vetëm median klasike lineare, pra konvencionale, por edhe portalet mediatike online.
Kioskizimi i audiencave që vjen si pasojë e brendshme e mediave gjeneraliste çon natyrshëm drejt optimumit menaxherial që bazohet te mbimbulimi i politikës me lajm.
Këtu ne vijmë natyrshëm gjithashtu te një tipologji që prek tanimë jo vetëm politikat menaxheriale të medias për prodhimin e përmbajtjeve, por edhe vetë gazetarinë dhe tipologjinë e saj. Gazetaria bëhet me natyrë të raportimit politik, por ajo nuk vendos në qendër gazetarin dhe qëndrimin e tij aktiv në prodhimin e lajmit, sikurse edhe në produksionin e emisioneve audiovizive, por çon drejt asaj që quhet gazetari e deklamimit ose e afirmimit.
Gazetari e ka vështirë të prodhojë lajm, por më shumë bëhet transmetues lajmi.
Zhanret e gazetarisë që bazohen te investigimi politik, te raportimi i politikës në kohë reale dhe nga vendi i ngjarjes, zhanret e një gazetarie krahasuese, analitike, analiza e thelluar e platformave politike ose e impaktit të politikës mbi shoqërinë, edicionet e lajmeve me qendrim aktiv të gazetarit në studio që në fakt kthehet në një spiker që lexon tekste të përgatitur paraprakisht, etj., bëhen sunduese.
Gazetaria priret drej raportimit të qëndrimeve politike, e riprodhimit të frazave të shkurtra vrastare. Gazetari nuk raporton lajme, por opinionet e politikanëve. Këtu objektiviteti i raportimit puqet dhe mbivendoset me politizimin e lajmit dhe me subjektivizimin rrënjësor të përmbajtjes që i transmetohet publikut.
Në mediat audiovizive kjo paraqitet shpesh herë tradicionalisht në atë që quhet VNR-s (video neës release) e përgatitur nga partitë politike lidhur me mitingjet e tyre. Duke qenë një fenomen universal që ushqen median me financime të prejardhur nga politika dhe nga crowdsfunding me prejardhje politike, në rastin shqiptar ky fenomen përkeqësohet sepse përjashton gazetarin nga raportimi i pavarur politik, si edhe pengon audiencën të informohet se ky mbaron gazetaria dhe ku nis propaganda politike.
Gazetaria e nivelit më të ulët, ajo e deklamimit, jo vetëm që riprodhon vetëm faktet që i interesojnë politikës për politikën, por edhe i rilevon ato vetëm në një këndvështrim elektoralist dhe politik. Raportimi politik duke u mbështetur te gazetaria e deklamimit dhe e afirmimit, kthehet nga gazetari politike në gazetari të politizuar.
Kulmin kjo e arrin te kthimi i i mikrofonit në një regjistrues deklaratash politike, dhe te kthimi i kameras televizive në një kamera regjistruese faktesh të paleksionuara, të pahierarkizuar dhe të painterpretuar sikurse është vendosja e kamerave pa gazetarë në mitingjet politike të partive politike, në ndjekjen e politikanëve në fushatën elektorale ose vendosja e kamerave pa gazetarë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Info-obeziteti politik nuk sjell në këtë rast një mbi-informim të qytetarit mbi faktin politik, por një nën-informim. Sikurse studiuesi dhe menaxheri i njohur i mediave amerikane Aleks Jones shpjegon: mbingopja në këtë rast është edhe një keqyshqyerje që karakterizon sjelljen e diabetikëve simbolikë të lidhur me mbi-shëndoshjen kolektive të një kombi.
Informimi dëmtohet jo vetëm sepse media bën krejt opake dhe lë të pambuluar me lajm fushat e tjera të raportimit, por edhe sepse vetë lajmi prodhohet nga burimet e politikës dhe ato qeveritare, pra ka si pikënisje, si përmbajtje, si këndvështrime, ato që vijnë nga zyrat e marrëdhënieve publike të Bashkisë të Tiranës, të Këshillit të Ministrave ose të partive politike.
Ndodh një proces që është vëzhguar qysh në mesin e shekullit të kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të ndryshme të Europës Perëndimore. Mbingarkimi i axhendës të mbi-informimit politik nuk sjell një interesim më të madh të qytetarit për politikën, por një largim të tij gradual nga politika. Info-obeziteti politik sjell indiferentizmin politik që shihet në shkallën e pjesëmarrjes të qytetarëve në votime, ose sjell banalizimin e faktit politik duke u shoqëruar me çinteresimin politik që e trajton pastaj votën si një letër me vlerë, e cila shkëmbehet kundrejt vlerave materiale ose financiare që mbisundojnë fushatat politike.
Sa më i pranishëm të jetë info-obeziteti politik në media, është zbuluar dhe provuar edhe në vendin tonë, aq më e madhe është indiferenca politike qytetare përgjatë procesit elektoral. Në këtë mënyrë tjetërsohet edhe roli dhe impakti i politikës dhe i fushatave elektorale në kadencat e sjelljeve qytetare apo të elitave politike, menaxheriale dhe financiare. Fushatat elektorale transformohen në shpresa për të përfituar ndonjë investim sipërfaqësor fasadë në ndonjë rrugë fshati, ose në shpresë për të kapur ndonjë vend pune nëpërmjet largimit nga puna të nëpunësve që janë të lidhur me kampin kundërshtar, apo shndërrohen në rast për të riformuluar raportet e një klani lokal me klanet e tjera në pushtet.
Brenda politizimit të mediave, indiferencës politike të qytetarëve, shndërrimit të gazetarisë në propagandë politike ose në gazetari të deklamimit politik, brenda procesit të shumëfishimit dhe përsëritshmërisë të lajmit politik, ku media kthehet në shaptilograf, ndodh edhe tjetërsimi i rolit dhe statusit thelbësor të gazetarit, politikanit dhe qytetarit.
Qytetari shndërrohet në elektorat, pra është një audiencë pasive që voton dhe pastaj kthehet në një masë amorfe, pra kthehet në popull. Edhe në sfondin e mediave të politizuara masa e qytetarëve ose është audiencë masive, ose kthehet në pjesëmarrës masiv shpesh i keqpaguar për të qenë plate e mitingjeve elektorale që thërret në turmë, ose në publik masiv i paguar për të mbushur studiot televizive.
Ndërkohë gazetari shndërrohet në një regjistrues ndjarjesh politike, eventesh politike të vendosura në skenë nga politika, kthehet në propagandist ose në opinionist, kurse vetë politikani dhe politika ka prirje të shndërrohen në gazetarë ose në media. Është politikani që rilevon faktet, që zbulon dhe interpreton faktet. Madje me rrjetet e sotme sociale si media sociale të politikanëve, këta të fundit kanë prirje t’a çmediatizojnë komunikimin politik duke krijuar lidhje direkte mes politikanit dhe audiencave masive.
Politika bëhet një fakt i drejpërdrejtë, duke e përballur qytetarin e pambrojtur nga gazetari, me politikanin omnipotent. Qytetari dixhital në fakt është politikani-gjasme gazetar. Qeveritari ka televizion online te personalizuar me logon e tij individuale, ose mbulon ngjarjet në vende simbolike si çadra opozitare po me kamera të vendosura pa gazetarë që përcjellin politikën pa paketimin nga gazetaria.
Vetë hapësira politike deformohet sepse të gjitha hallkat midis liderit politik dhe masave nisin e zbehen dhe bëhen të panevojshme çka dëmton parimin e parë të ndërtimit të një shoqërie demokratike sikurse është vetëqeverisja qytetare. Instancat partiake bëhen të panevojshme dhe ne shohim sesi forumet politike ndodhen nën presionin dhe zhvlerësimet që u bën atyre lideri politik.
Media e politizuar nuk raporton lajmin politik, pra nuk është aspak paqyruese, por përcjell drejt audiencave një sjellje politike që vetë ajo ndikon për ta krijuar. Ndërtimi i skenave të mitingjeve elektorale, veshjet e politikanëve, artikulimi i diskursit politik, teatralizimi i ngjarjes politike dhe dramatizimi i saj, është një spektakël para kamerave të mediave audiovizive dhe jo fakt politik në vetvete. Brenda kësaj dinamike krijohet edhe autizmi mediatiko-politik ku media raporton politikën që është kthyer në spektakël për t’u raportuar nga media.
Duke iu drejtuar një audience që trajtohet si pjesëmarrëse në një miting të përnatshëm elektoral, ku secili merr pjesë atje duke ndejtur në shtëpinë e tij, me një forcë uragani që fryn e shfryn në kafene, në restorante, në mjedise familjare nga mëngjesi në darkë, publiku kthehet në turmë sikurse ka shpjeguaar Shkolla e Cikagos.
Alternativat e mundshme për shqyrtim janë vetëm ato të strukturuara midis kampeve politike të formuluara nga politikanët e kampeve politike. Zgjedhja e lirë e alternativave politike nga ana e elektoratit zbehet sepse nënshtrimin e dikurshëm e zëvendëson manipulimi politik dhe bllokimi i mendimit politik prej politikës. Propaganda politike, mendimi politik dhe gazetaria politike njehsohen dhe mbivendosen mb njera tjetrën.
Gazetari, opinionisti dhe politikani bëhen si rregull i përgjithshëm me pak përjashtime fytyra të ndryshme të të njëjtëve aktorë politikë. Gazetari dhe analisti në jo pak raste, me përjashtime të rralla, janë avatarë të politikanit.
Dhe mbulimi politik i ikën gazetarisë analitike, ekspertizës politike, por shndërrohet në rrëfim politik për garën individuale midis politikanëve. Gazetaria politike kthehet në një feature politik.
Kështu gazetaria e politizuar e medias gjeneraliste me prirje drejt lajmit të përditshëm politik, nuk e ndikon fort vetëm shkallën e informimit qytetar, por transformon vetë politikën dhe marrëdhënien e saj me shoqërinë duke dëmtuar procesin demokratik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38