Flash News

KRYESORE

Gazetari Sokolaj paralajmëron përkeqësim të situatës: Një fenomen i ri ka lindur në Shkodër

Gazetari Sokolaj paralajmëron përkeqësim të situatës:

Gazetari i kronikës së ‘Ora News’, Trashgim Sokolaj deklaron se vitet e fundit, Shkodra po përballet me një fenomen të ri: fajdet. Sipas tij, personat që kanë marrë para borxh dhe që nuk i kthejnë në kohë, u merret prona ose vriten.

“Grupet kriminale atje, përfshirë edhe këto që janë të implikuar në ngjarjet e fundit, kishin arritur në atë nivel, që kur ndodhte një përplasje në momentin kur shkonte policia për të mbledhur provat, merrnin në telefon shefat e policisë dhe i thoshin na i hiqni këta policë këtu se do ti merrni kufoma. Vitet e fundit në Shkodër po ndodhin vepra penale që nuk kanë ndodhur më parë.

Një pjesë e popullsisë së Shkodrës jeton me fajde. Nuk i paguan dot në kohë dhe pastaj ose i merret prona ose vriten. Pse është ky bilanc i rëndë? Drejtuesit e policisë, përfshirë edhe drejtuesit aktualë të ministrisë së Brendshme janë të interesuar për makiazh dhe nuk janë të interesuar për të goditur bandat”, sqaroi Sokolaj në emisionin ‘360 gradë’.

Vrasja e dy vëllezërve Bilali sipas Sokolajt, ishte e planifikuar në mënyrë perfekte dhe se do jetë e vështirë të gjendet autorët e krimit.

Të fundit