Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Gazetari thirrje bashkisë së Vlorës: Benjamini të shpallet qytetar nderi, plazhit t’i vendoset emri i tij
Gazetari Erion Kristo i ka bërë thirrje bashkisë së Vlorës që të nderojë Benjamin Feratin, shqiptarin nga Tetova, i cili u mbyt në plazhin e Zvërnceit në përpjekje për të shpëtuar dy vajza.
Pasi kërkon marrjen e masave për të parandaluar të tilla ngjarje, Kristo kërkon që Ferati të shpallet qytetar nderi i Vlorës dhe plazhi ku ndodhi tragjedia të marrë emrin e tij.
“Thirrje Bashkisë Vlorë. Nisur nga ngjarja e rendë ku humbën jetën disa njerëz, duhet urgjentisht një plan masash për të parandaluar gjëma të tilla. Gjithashtu, Bashkia Vlorë ka detyrimin moral që të bëjë një falenderim për Benjaminin hero, duke e shpallur qytetar nderi. Madje, plazhi ku ndodhi ngjarja të marrë emrin e tij. Ju lutem gjithë njerëzve të bashkohen dhe ta shpërndajnë këtë thirrje”, shkruan Kristo.