Flash News

KRYESORE

Gazetari Trashgim Sokolaj: Arma e Kacifas e modifikuar për të qëlluar natën

Gazetari Trashgim Sokolaj: Arma e Kacifas e modifikuar për të

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, zbuloi detaje nga ngjarja e ndodhur dje (28 tetor) në fshatin Bularat ku mbeti i vrarë 35 vjeçari Kostandinos Kaçifas.

“RENEA ka vrarë një shtetas shqiptar. Është i lindur dhe i rritur në Bularat, pavarësisht se ka marrë më pas nënshtetësi greke. Arma që është gjetur në vendngjarje kallashnikov është e modifikuar për të qëlluar natën. Ai ka pasur edhe një çantë plot me municion. Fakt ky që konfirmohet edhe nga tabela fotografike. Të gjitha goditjet me plumba janë në xhamin e përparmë.

Operacioni ka zgjatur mbi 4 orë e gjysmë. Janë dërguar tre negociatorë. I është folur me altoparlant. Ai ka gjuajtur jo vetëm ndaj negociatorëve. Mediat lokale e kanë filmuar këtë person duke qëlluar me armë në mënyrë horizontale. Ekzekutimi ka ndodhur në kohën kur ka rrezikuar jetën e banorëve të fshatit.

Ky person ka hyrë 4 ditë para ngjarjes me një grup personash. Disa janë ndaluar dhe janë verifikuar. Të gjithë janë nën hetim. Ngjarja është nën hetim për një incident të organizuar”, pohoi ai.

Të fundit