Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon cili është objekti më i shtrenjtë në policinë e shtetit

Gazetari tregon cili është objekti më i shtrenjtë në

Gazetari i kronikës Sokol Bregu ka treguar se gjëja me vlerë në polici është një kompjuter i cili heton ose merret me krimet kibernetike dhe ka një vlerë 1.2 milionë dollarë.

Sa i takon vetting-ut në polici, gazetari u shpreh se ai do të kapë disa policë të vjetër që kanë qenë në detyrë në '97-n

“Unë di që gjëja me vlerë në polici është një kompjuter i cili heton ose merret me krimet kibernetike. Ka një vlerë 1.2 milionë dollarë. Një laptop është ai. Kjo është gjëja më me vlerë në aspektin financiar. Vettingu në polici ka disa gabime të vetat.

Do të kapë disa policë të vjetër që kanë qenë në detyrë në '97-n. Ky vetting këto do të gjejë. Edhe në rokadat që ndodhin në radhët e drejtorëve të policisë janë po ata që lëvizin. Vettingu do të largojë disa policë profesionistë 25 vjeçar. Kjo që po ndodh nuk është reformë, është spastrim”, tha gazetari Bregu.

Të fundit