Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gazetari tregon emrat: Nëse je pjesë e një reforme, në qeverinë e Rilindjes bëhesh kryetar; Në pritje Arta Marku
Gazetari i njohur Flamur Vezaj, i cili ndonëse është larguar prej kohësh nga Shqipëria, vijon të denoncojë mangësitë, kryesisht në sistemin e drejtësisë.
Në një status në rrjetet sociale, ai shtron faktin se si në qeverinë e Rilindjes nëse je pjesë e reformimit të një institucioni bëhesh kryetar apo drejtor i atij institucioni.
Ai merr si shembull rastin e Gent Ibrahimit, Skënder Gjinushit, Sokol Sadushit, Helidon Bendos dhe në pritje sipas tij është edhe Arta Marku.
Reagimi:
Te besh reformen per vete!
Vetem ne Shqiperi ndodh qe ai qe angazhohet ne reformimin e nje institucioni, si ne aspektin ligjore apo ndryshimet ne strukturat e tjera, pas mbarimit te reformes behet kryetar i atij institucioni! Dhe shembuj per kete tashme jane bere disa ne qeverisjen e Rilindjes!
#Gent Ibrahimi, nje nga anetaret kryesor te reformes ne drejtesi, u be kryetar i KLP-se!
#Sokol Sadushi, nje nga anetaret qe reformuan ligjin per Shkollen e Magjistratures, merr mandatin e drejtorit perseri!
#Helidon Bendo pas ikjes se V.Ajazit me detyren e ushtruesit te komanduar beri reforma ne aspektin ligjor, rikonstruktoi institucionin, strukturat e saj dhe u emerua vet ne krye te SHISH-it!
#Skender Gjinushi, i emeruar si nje nga anetaret per te reformuar Akademine e Shkencave dhe pas ndryshimeve te ligjit dhe levizjeve te tjera (politike) behet vet kryetar!
Etj etj ..ne pritje jane edhe disa si Arta Marku ...
#Ja pra ne qeverine e Rilindjes nese je pjese e ndonje reforme, te sigurt e ke vendin e kryetarit apo drejtorit te institucionit te reformuar sepse i vendos kriteret sipas atyre qe vet i ploteson!