Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon se cila ambasadë shantazhoi zëdhënësin e presidentit

Gazetari tregon se cila ambasadë shantazhoi zëdhënësin e

Gazetari Bledian Koka beson se Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta u shantazhua nga ambasada italiane dhe jo ajo amerikane.

“ Nga informacionet që unë kam nuk bëhet fjalë për ambasadën amerikane. Reagimi i Presidentit ishte një status që linte të kuptohej se mund të ishte për cilëndo ambasadë. Me shumë gjasë ka të bëjë me ambasadën italiane. E akuzoi si një mik i Agaçit dhe një ambasador në ikje. Të gjitha referencat që ka bërë zoti Blushi që është zëdhënësi i Presidentit të Republikës, jo Tedi Blushi miku ynë gazetar i dikurshëm, mendoj që referencat më të forta në status kishin të bënin me ambasadorin në ikje Alberto Cutillo.”, tha Koka në Ora News.

Ai shtoi se nuk mund të merret e mirëqenë nëse ka pasur ndonjë kërcënim.

Të fundit