Flash News

KRYESORE

Gazetari turk vritet nga avionët rusë në Siri

Gazetari turk vritet nga avionët rusë në Siri

Gjatë një sulmi të forcave ajrore ruse, aleatët e regjimit të Bashar al-Assad, në qytetin Idlib, ka humbur jetën Enes Diyab, pjesëtar i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) dhe korrespondent i agjencisë së lajmeve turke, Anadolu Agency.

Vëzhguesit opozitarë të hapësirës ajrore njoftuan se avionët rusë që kanë fluturuar mbi bazën Khmeimim, kryen sulm ajror në Khan Shaykhun. Drejtori i Mbrojtjes Civile, Mustafa Haj Yusuf, deklaroi se Diyab ishte një nga dëshmitarët okularë të sulmit të armëve kimike në Khan Shaykhun dhe se ai me trimëri e kryente punën edhe në zonat ku u kryen sulmet.

"Avionët kanë kryer dhjetëra sulme ajrore gjatë dy ditëve të fundit. Regjimi dhe aleatët po përpiqen fshijnë Khan Shaykhun nga faqja e dheut", sqaroi Yusuf për Anadolu Agency.

Një raport i Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tregon se 606 civilë u vranë në zonën e deeskalimit të konfliktit në Idlib nga 26 prilli dhe 12 korriku, nga të cilët 157 ishin të mitur dhe 111 gra.

Të fundit