Flash News

KRYESORE

Gazetari: Vrasësit e Artan Santos u ekzekutuan

Gazetari: Vrasësit e Artan Santos u ekzekutuan

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” foli për sekuestrimin e një sasie të madhe droge në Tivar në vitin 2014, duke e lidhur këtë ngjarje edhe me vrasjen e biznesmenit të njohur Artan Santo.

“Në 2014 u kap në Tivar një ngarkesë me 250 kg kokainë i një shtetasi kolumbian. Në atë kohë u vra Artan Santo, ndërsa në Xibrakë u zbulua një laborator droge. Droga e kapur në Tivar, e kishte destinacionin për në Fier, tek një magazinë në pronësi të një gruaje në moshë”, u shpreh Hoxha.

I pyetur, se çfarë ndodhi me hetimet për vrasjen e Santos, gazetari ka thënë se nuk janë identifikuar vrasësit apo urdhëruesit por se personat e dyshuar për këtë vrasje janë ekzekutuar.

“Personat e dyshuar për vrasjen e Santos janë ekzekutuar”, deklaroi Hoxha.

Të fundit