Flash News

KRYESORE

Gazetari Xhaxhiu përlotet për herë të parë në studio televizive

Herë në mëngjes e herë në darkë, gazetarin Rezar Xhaxhiu  ekemi parë shpesh në studio të ndryshme televizive por asnjeherë kaq të emocionuar sa sot. I ftuar në “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, Xhaxhiu është përlotur kur ka parë mesazhin e së bijës. Loris, vajza e Rezear Xhaxhiut kishte realizuar një videomesazh të gjatë nga Parisi ku studion e jeton prej pesë vitesh. Dhe gazetari nuk mund të mos emocionohej.

“Ndonjëherë e marr babin në telefon kur jam duke ngrënë drekë për të folur dhe ai më thotë: “Çfarë je duke bërë?”. Po ha drekë, i them unë. “Po mbylle telefonin, ha një herë”, më thotë babi. Po jo, i them, sepse unë dua të kujtoj kohët e vjetra, më duket si dikur kur flisnim ndërsa hanim”, ka treguar Loris.

Xhaxhiu është emocionuar shumë duke shpërthyer në lot dhe sigurisht që të ftuarit e kanë suportuar duke e përqafuar.

Të fundit