Flash News

KRYESORE

Gazetarja e "CNN" takon Ermonela Jahon: Jam e impresionuar

Gazetarja e "CNN" takon Ermonela Jahon: Jam e impresionuar

Gazetarja e njohur e "CNN", Christiane Amanpour, së fundmi ka realizuar një intervistë për operan "Verdi La Traviata", pjesë e të cilës është edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Amanpour ka ndarë me ndjekësit e saj në "Instagram" një foto me Ermonelën, ku është shprehur se ka mbetur e impresionuar nga artistja shqiptare.

"Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në histori tragjike të dashurisë, "Verdi La Traviata", shkruan gazetarja bashkangjitur postimit.

Ndërkohë, të njëjtën foto ka shpërndarë edhe Ermonela në shenjë mirënjohje për gazetaren Amanpour.

https://www.instagram.com/p/BtLA6E7ga2K/

Të fundit