Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gazetarja e revoltuar: Si na la jashtë emisionit Eni Vasili dhe i dha Ramës kohën tonë
Gazetarja Fatjona Mejdini ka shfaqur revoltën e saj ndaj emisionit Open në Top Channel dhe moderatores Eni Vasili.
Në një shënim në Facebook, Mejdini shkruan se edhe pse ishte parashikuar të merrte pjesë dje në mbrëmje në emision, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sipas saj kjo ka ndodhur pasi kryeministri Edi Rama, i cili ishte ftuar të fliste në pjesën e parë, kërkoi më shumë kohë për të folur, duke i marrë kohën Mejdinit dhe kolegëve të saj.
Me ironi gazetarja shkruan: “Dhe sigurisht një Tv duhet t’ja plotësoj dëshirat kryeministrit”.
Ndërsa për temën që do të flisnin në emision, Mejdini njofton se ishte për krimin e organizuar në Shqipëri.
Reagimi
“Emisioni Open ne Top Channel e anulloi pjesen e dyte ku une me koleg ishim te ftuar per te folur per krimin e organizuar, per shkak se Kryeministri Rama kishte kerkuar zgjatje te pjeses se tij. Dhe sigurisht nje Tv duhet tja plotesoj deshirat Kryeministrit!”