Flash News

KRYESORE

Gazetarja: Edmond Haxhinasto do të thirret për të dëshmuar

Gazetarja: Edmond Haxhinasto do të thirret për të dëshmuar

Gazetarja Anila Hoxha, duke folur në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka folur rreth ndalimit të ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, si dhe të disa ish-zyrtarëve të lartë.

Hoxha tha se për këtë çështje do të thirret për të dhënë sqarime edhe ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Ndaj tij, tha gazetarja, ka nisur një verifikim dhe do të pyetet si person që ka dijeni për ngjarjen.

“Edmond Haxhinasto do thirret për të dëshmuar. Haxhinasto do thirret si person që ka dijeni për ngjarjen”, u shpreh Hoxha duke shtuar se do të shihet qëndrimi që ish-ministri ka mbajtur pas raportit që KLSH-ja ka bërë të ditur.

Sa i takon hetimeve për çëshjen CEZ, gazetarja Hoxha u shpreh se do të ketë edhe persona të tjerë që do të pyetjen për këtë ngjarje.

Të fundit