Flash News

KRYESORE

Gazetarja i bashkohet protestës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit dhe tregon ndërhyrjen e Veliaj në media

Gazetarja i bashkohet protestës së artistëve për mbrojtjen e

Protestës së artistëve dhe qytetarëve të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar u është bashkuar edhe gazetarja Elsa Demo. Në fjalën e mbajtur, gazetarja Demo tha se ajo e ka nisur karrierën në kohën kur në Tiranë po shkatërroheshin objektet kulturore.

“Unë e kam filluar gazetarinë kulturore në një vit intensiv shkatërrimesh objektesh kulturore nga kryeministri aktual, dikur ministër Kulture dhe kryetari i bashkisë së Tiranës. Në vitet 2000 brenda një kohe shumë të shkurtër, 4-5-vjeçare, unë pashë edhe raportoja sesi reklamohej dhe hapte dyert kinema ‘Republika’, e rikonstruktuar, sot e asgjësuar. Kinema ‘17 nëntori’, kinema ‘Dajti’ që sot është pa identitet, e kthyer në një qendër kulturore ku kulturë nuk bëhet”, tha Demo.

Ajo tregoi gjithashtu se mediat janë nën kontrollin total të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe për këtë solli edhe një rast, ku tregoi, sipas saj, ndërhyrjen që ka bërë Erion Veliaj në media për projektin e hartuar nga arkitekti i huaj sa i takon godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Unë jam në kahun e medias dhe ju siguroj që kontrolli aty është total nga kryeministri dhe nga kryetari i Bashkisë. Jo më larg sesa ditën e pseudo dëgjesës publike me pseudo specialistët ai ka porositur me dorën e vet, në media që i njoh mirë, ti bëhen profile arkitektit që nuk ka për ta marrë kurrë përsipër ndërtimin e atij projekti që ka shpallur tashmë, pra arkitektit të huaj”, u shpreh ndër të tjerash gazetarja Elsa Demo.

Të fundit