Flash News

KRYESORE

Gazetarja irritohet me titullin e gazetës: Larg frymën nga Veriu!

Gazetarja irritohet me titullin e gazetës: Larg frymën nga Veriu!

Gazetarja Edlira Gjoni është revoltuar me titullin e një gazete shqiptare për lidhjet e shqiptarëve me kartelat kolumbiane.

“Kartela kolumbiane e drogës me strukturë në Shqipëri. Ja si janë të lidhur veriorët me ta", është ky titulli i vendosur në gazetë dhe që përbën një diskriminim të rrezikshëm krahinor. Gjoni kërkon që të mbahet larg vreri ndaj veriut dhe ndaj Shqipërisë.

Reagimi:

Titull në një të përditshme shqiptare: "Kartela kolumbiane e drogës me strukturë në Shqipëri. Ja si janë të lidhur veriorët me ta".

...Zotëri! Zotërinj! Larg frymën nga Veriu! Mundësisht, larg vrerin nga Shqipëria!

Jo çdo verior është Berishë, por as Fishtë e Migjen.

Sikundër, jo çdo jugor është Enver Hoxhë, por as Kadare apo kandidat për Nobel apo (Zot mbaj dorën), për Pulitzer.

Mos shihni ëndrra me sy hapur e në mos keni gjë për të thënë, heshtja, ajo ju nderon!

E lereni Veriun në polin e vet. Pa të, çfarë ju tregon busulla?

Të fundit