Flash News

KRYESORE

Gazetarja jep detaje për arrestimin e Redi Popeskut: Refuzon të dorëzojë pistoletën

Gazetarja jep detaje për arrestimin e Redi Popeskut: Refuzon të

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e shtetasit Redi Popesku, pronari i lokalit në zonën e ish-Bllokut ku mbrëmjen e 4 tetorit u vra me armë zjarri një person si dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Policia bënte të ditur se ndalimi i Popeskut u bë pasi akuzohet për veprën penale ‘pengim të zbardhjes së të vërtetës’. Ndërkohë, në një lidhje direkte për ‘News 24’, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje sa i takon akuzës së ngritur ndaj Redi Popeskut.

Gazetarja Lala tha se Popesku disponon dy armë me leje, një armë gjahu dhe një pistoletë, ndërsa ndalimi i tij është bërë pasi refuzon të dorëzojë armën tip pistoletë të cilën e ka me leje.

“Popesku disponon dy armë me leje, një pistoletë dhe një armë gjahu.

Ka refuzuar të dorëzojë armën pistoletë të cilën e mban me leje.

Në momentin që ai do të dorëzojë pistoletën ajo do t’i nënshtrohet analizës balistike.

Fakti që ai ka refuzuar ta dorëzojë pistoletën ka bërë që ndaj tij të ngrihet akuza e pengimit të zbardhjes së të vërtetës”, tha ndër të tjerash gazetarja Klodiana Lala.

Të fundit