Flash News

KRYESORE

Gazetarja kërcënohet për vdekje nga ish-bashkëshorti i dados: Unë dhe ime bijë po jetojmë në makth!

Gazetarja kërcënohet për vdekje nga ish-bashkëshorti i

Gazetarja italiane e Tg2 Christiana Ruggeri po jeton në makth bashkë me të bijën e saj pas kërcënimeve nga ish bashkëshorti i dados së vajzës.

Në një edicion të “Corriere della Sera”, thuhej se ish-partneri i dados së vajzës është i bindur se është faji i gazetares që gruaja, viktimë e abuzimit, e la atë. Burri, një afgan tridhjetë vjeçar, me dokumente të rregullta në Itali, pas agresionit është zhdukur.

Në një reagim në facebook, gazetarja shkruan, “Kush do të më mbrojë nga ky individ i dhunshëm dhe i rrezikshëm, mua dhe vajzën time? Ai u përpoq të na vrasë: a nuk është e mjaftueshme që ai të shkojë para drejtësisë. Jam gjallë falë vajzës time shtatëvjeçare që filloi të bërtiste”.

Para oficerëve të policisë të Komisariatit Fidene-Serpentara në Romë  rrëfen, “Ish-partneri i dados së vajzës sime erdhi poshtë shtëpisë për të na vrarë të dyjave. Ai më akuzon se kam bindur dadon që rriti vajzën time për ta lënë atë, sepse e keqtrajtonte”.

“Po shoqëroja vajzën time në shkollë, e vendosa në ulësen e saj pas në makinë, isha pranë asaj për të lidhur rripin e sigurimit, kur papritmas ajo filloi të bërtiste duke parë pas meje, “Do të vrasë mami do të vrasë!”. Bëra në kohë të kthehesha – shkruhet në “Corriere” – dhe pashë ishin e dados që vërtiste thikën dhe vinte drejt meje. Kishte dalë nga pas një peme. Thika ishte të paktën 30 centimetra”, rrëfen më tej gazetarja për Corriere.

Më tej ajo shton se autori u përpoq të thyente dritaren. Ndonëse arriti ti shpëtonte sulmit, gazetarja dhe e bija janë të frikësuara pasi autori është akoma i lirë.

 

Të fundit