Flash News

KRYESORE

Gazetarja: Kjo është arsyeja përse nuk po shuhet protesta te ‘Unaza e Re’

Gazetarja: Kjo është arsyeja përse nuk po shuhet protesta te

Gazetarja Mirilda Tili e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tregoi se pse sipas saj protesta e Unazës së Re nuk po shuhet edhe pas gati një muaji, ndryshe nga se ka ndodhur me protestat e tjera. Ajo theksoi se arsyeja kryesore është investimi i ndershëm i banorëve

“Kjo është protesta më atipike që ka ndodhur të paktën në 5 vite e fundit, pra që kur është bërë projekti për Unazën e Madhe. Kemi pasur edhe protesta të tjera. Kemi pasur edhe protestë në Shkozë, e cila u shua për 3 ditë. Pse u shua për 3 ditë? Kjo protestë ka atë që nuk e kanë protestat e tjera, jo vetëm për faktin se janë të bashkuar, por sepse kanë investim të ndershëm. Po ju luhet karta dhe pjesa që keni pasuri këtu dhe atje. Edhe sikur të kenë, e kanë të tyren. Po ua hedhin si baltë, atë që e kanë si meritë. Unë e di që ndoshta një media nuk është mjaftueshëm, por një media e keni pasur gjithmonë. Ndërkohë që prezenca e policisë, kur banorët rriheshin pasi protestonin dhe bllokonin rrugën dhe të tjerët donin të kalonin, policia nuk ka ndërhyrë”, tha Tili.

Mirilda Tili është gazetare pranë televizionit ‘Fax News’.

Të fundit