Flash News

KRYESORE

Gazetarja Klodiana Lala dyshime për vdekjen e Qordjes: Pse policia reagoi me aq vonesë?

Gazetarja Klodiana Lala dyshime për vdekjen e Qordjes: Pse policia reagoi

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku deklaroi se dera e garazhit dhe makinës së ministrit ku ka ndodhur edhe vetëvrasja e shoferit Shkëlzen Qordja kanë qenë të mbyllura.

Lala theksoi më tej se ajo që është e paqartë është reagimi me vonesë i Policisë së Shtetit, pasi ka ngjarje të tjera shumë të rënda dhe në 10 minutat e para policia jep detaje në lidhje me ngjarjen.

“Policia e Shtetit reagoi me shumë vonesë. Ka pasur ngjarje të tjera të rënda, ku policia ka dhënë informacion paraprak brenda 10 minutave”, ka pohuar Lala, e cila shtoi se ngjarja është mbajtur shumë e mbyllur.

Artan Hoxha nxjerr detaje të reja: Shkëlzeni nuk vdiq nga arma e tij. Kamerat brenda Gardës nuk funksionojnë

Të fundit