Flash News

KRYESORE

Gazetarja konfirmon shtatzëninë me Kledi Bahitin

Prej pak kohësh përflitej për dashurinë mes gazetares së sportit, Pejana Elezin dhe kompozitorit Kledi Bahiti. Më pas, ky lajm u shoqërua me lajmet se Pejana është shtatzënë.

Këtë lajme  ka konfirmuar vetë gazetarja përmes një postimi ku uron të dashurin e saj për ditëlindje.

“Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit. Të duam shumë,”- shkruan Pejana mbi foton me barkun e rrumbullakosur.

Të fundit