Flash News

KRYESORE

Gazetarja Lala: Do dalin përgjime të tjera, jo vetëm nga Bild

Gazetarja Lala: Do dalin përgjime të tjera, jo vetëm nga Bild

Gazetarja Klodiana Lala zbulon se jo vetëm Bild, por edhe media të tjera prestigjioze ndërkombëtare zotërojnë dosje përgjimesh të Shqipërisë.

“Bild dhe media të tjera kanë dosje të tjera për hetime të çelura në Shqipëri, jo vetëm për shitblerje të votës”, deklaroi shkurtimisht Lala në emisionin ‘Të pzekspozuarit”.

Duke u ndalur tek rasti i Dibrës, Lala u shpreh se janë promovuar në poste të gjithë të përgjuarit që mblidhnin vota në favor të kandidatit të PS.

“Në rastin konkret Arben Keshi që siguroi vota u promovua, u bë shef. Robert Aga po ashtu. Ymer Lala ka vajzën sot deputete. Del hapur fakti që flitet për poste, punësime. Jemi në një mekanizëm kriminal të blerjes së votës”, sqaroi Lala.

Të fundit