Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Gazetarja Lala: Gruaja dhe djali i Balilit në Prokurori para se Klementi të dorëzohej
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Dritare” në Neës 24 ka komentuar kryefjalën e ditës, dorëzimin e Klement Balilit para drejtësisë shqiptare. Për Lalën, dorëzimi i tij vjen një moment kur ai kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve, ndërsa shtoi se gruaja e tij së bashku me djalin kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
” Unë mendoj se arrestimi i tij vjen në një moment kur ai kishte arritur të gjitha kërkesat e tij. Duhet ritheksuar jo pa forcë se Policia e Shtetit ka dështuar në disa operacione rradhazi. Sigurish që pajtohem me zonja Kukon që policia ka mënyrën e vet për të arritur gjërat.
Sukses? Nuk mund ta quaj një gjë të tillë. Dua të saktojmë se Klement Balili ishte një zyrtar i lartë dhe u hodh ping pongu sa këtëj andej. Vetëdorëzimi i jep disa benefite para sistemit gjyqësor. Unë mendoj që Klement Balili për shkak të lidhjeve në politikë ka më shumë mundësi për të blerë drejtësinë shqiptare. Ai e ka më të lehtë të rrëzojë drejtësinë shqiptare. Ish-ambasadori Donalt Lu e ka cilësuar si magjistari Ballkanit. Tani Klement Balili kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve. Gruaja dhe djali i tij kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Nofkën “Eskobari i Ballkanit” ia vendosën mediat greke sepse në Greqi ishte i përfshirë DEA Amerikane. Klement Balili është i akuzuar vetëm për një një episod atë me drejtësinë shqiptare”, u shpreh Lala.