Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gazetarja Lala: Të ndaluarit e grabitjes në Rinas, pjesë e grupeve kriminale në Elbasan
Gazetarja Klodina Lala shprehet se dy personat e ndaluar sot në Elbasan per modifikimin e furgonit 'Hetimi Tatimor' janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet. Në një lidhje direkte me ‘News 24’, Lala sqaroi po ashtu se Klement Cala është një nga të dyshuarit e policisë për grabitjen, por nuk ka ndonjë provë për të.
“Mendohet se dy të arrestuarit janë të afërm të eksponentëve të rëndësishëm në Elbasan. Megjithatë nuk kanë lidhje me Klement Calen [i dyshuar nga policia si një nga autorët e grabitjes]. Çala po mbahet nën vëzhdimin e prokurorisë për faktin se dyshohet se ishte pjesë e grabitjes së vitit 2017. Me me vrasjen e Muratajt, prokuroria iu rikthye dosjeve te vjetra. Gjithashtu, pjesë e grabitjes kanë qenë 3 grupe kriminale, ku njëri është nga qyteti i Elbasanit dhe një tjetër me qendër në Fushë-Krujë”, sqaroi Lala që nuk i bëri publik emrat e dy personave të ndaluar nga Policia e Elbasanit për shkak të sekretit hetimor.
Grabitja në Rinas ndodhi më 9 prill, ndërsa ka pasur raportime të ndryshme për sasinë e parave që morën grabitësit, fillimisht u deklarua 7, 10, 8 dhe pastaj 6 milionë euro. Të paqarta janë rrethanat e vrasjes së Admir Muratajt, që cilësohej si ‘truri’ i grupit. 40 minuta pas grabitjes se 9 prillit, policia raportoi përmes një komunikate se një nga grabitësit është vrarë, pas shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu.
Megjithatë, në media janë hedhur dyshime se Murataj mund të jetë vrarë nga shokët e tij, pasi në furgonin ‘kuponi tatimor’ është gjetur vetëm një shenjë plumbi në një kohë që nuk është publikuar asnjë foto e automjetit të policisë, që pretendohet se është goditur nga ai.