Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gazetarja Lala: Thirrja e Dakos në Prokurori u imponua nga politika. Kryebashkiaku do shpëtojë
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala shprehet se thirrja e Vangjush Dakos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e Dakos është e imponuar nga politika. Në emisionin ‘Opinion’, Lala mendon se kryebashkiaku i Durrësit do të shpëtojë, pasi prokuroria ka humbur shumë kohë dhe se shumë nga provat janë zbehur.
“Burime te rezervuara thonë se ai ka pranuar se ka njohje me grupin e Avdylajve. Dosja 339 është e nisur për trafik droge, që nisi në vitin 2016-të. Aty doli se me grupin e Avdylajve bashkëpunin edhe grupe te tjera si Bajrajt ne Shkodër apo një Grup ne Fier. Prokuroria po heton për shpërdorim detyre korrupsion dhe jo shitblerje vote. Unë mendoj se ka vepruar nen presion nga opinioni publik politika, krimi i organizuar. Në ketë rast është i shpëtuar, pasi është aq e vonuar dhe e lëne ne heshtje qe ka bere që provat te zbehen”, deklaron Lala.
Në disa përgjime të publikuara nga Zëri i Amerikës, Dako dëgjohej teksa fliste me Altin Avdylajt, e njohur si Niçja, të cilit i kërkonte të takohej për ta falënderuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.