Flash News

KRYESORE

Gazetarja ‘lexon’ sondazhin e fundit: Ka një lëvizje të elektoratit të majtë, kërkojnë moderim të situatës

Gazetarja ‘lexon’ sondazhin e fundit: Ka një lëvizje

Gazetarja Sonila Meço deklaron se referuar sondazhit të fundit të IPR Marketing të zhvilluar RTV Ora është evidentuar se ka një lëvizje të elektoratit të majtë, kërkojnë moderim të situatës.

Sipas saj nuk kanë shkuar as tek PD he as tek LSI, por kërkojnë një moderim të situatës.

“Marzhi i gabimit është 2.7%. Shohim një rritje të letë të PS dhe një rënie të lehtë të PD. Kemi një rritje të Bindjes Demokratike me 2% dhe është marrë nga opozita e bashkuar duke menduar që mazhoranca ka mbetur në atë nivel. Më bën përshtypje që ka një rënie të PS dhe një konstante me 44%, por nga pyetjet e tjera që nuk janë dakord me shkuarjen në zgjedhje të 30 qershorit pa opozitën, është më e lartë sesa kjo përqindje e mazhorancës sot. Në këtë lexim, përpos faktit që opozita e bashkuar po të bëheshin zgjedhjet sot do të ishte fituese e zgjedhjeve me një diferencë që do të ishte 7-8%, por shoh një lëvizje në elektorat. Brenda së majtës një pjesë kanë filluar të lëkunden ndaj mbështetjes dhe qëndrimit aktual të PS-së, duke kërkuar nevojën e zgjidhjes. Nuk kanë shkuar as tek PD dhe as tek LSI, ideja është që kërkojnë një moderim të situatës”, u shpreh Meço.

Të fundit