Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Gazetarja Meço i përmend SPAK-un, Meta: “Peshqit e mëdhenj” u kthyen në kroçera
Presidenti Ilir Meta, në emisionin “Temporta” u ndal edhe te SPAK-u, struktura që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta. Kreu i shtetit, jo vetëm që la të kuptohet se nuk i frikësohet kësaj strukturë, por edhe ironizoi duke thënë se “peshqit e mëdhenj” u kthyen në kroçera, do bëhen Titanik.
“Tani doni të flasim për histori me peshq e me peshkaqenë? Peshkaqenët nga atëherë, janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikojnë të kthehen në Titanik pas disa kohësh. Se kështu dëgjuam histori, sepse nuk dua t’ia përmend emrin, sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë gjërat serioze. Iku..”, deklaroi Meta.
Pjesë nga intervista:
Presidenti Meta: Së dyti, më vjen keq që ai nuk u ngrit as në nivelin e Ramiz Alisë, ku duhet të ishte ngritur për t’i dhënë mundësi opozitës për zgjedhje vendore, por kurrsesi as në nivelin e Doktorit, i cili në vitin 2006-07 u tregua fleksibël. Dhe tha: “Ore ky nëse me të vërtetë kërkon një certifikatë, hajde! Por ky nuk do që të hyjë në zgjedhje, etj., etj.”
Pastaj përsa i takon kësaj drejtësisë, në qoftë se ka ndonjë njeri që duhet të jetë vërtet i shqetësuar përsa i takon asaj, është pikërisht kryeministri aktual, sepse jam i sigurtë se dëmi publik që mund t’i ketë bërë kjo qeveri Shqipërisë me një koncension, nuk ia kanë bërë të gjitha qeveritë për gati njëzet e pesë vite. Të mos llogarisim ato qindra koncesione të pakontrolluara, një faturë dhe një pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në vitet që do të vijnë. Se çfarë kuptoni ju me drejtësinë është tjetër gjë, se çfarë kuptoj unë, pastaj është një gjë tjetër.
Gazetarja: Ka një shprehje Makiaveli që thotë: “Në qoftë se do të lëndosh një njeri, lëndoje kaq fort, sa po t’i teket të hakmerret, mos kesh frikë fare!” Keni frikë? A keni frikë nga drejtësia që po vjen?
Presidenti Meta: Nga cila drejtësi?
Gazetarja: Po bëhet një reformë e rëndësishme në drejtësi. Dje ishte trevjetori i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ngrihet SPAK-u në shtator, në tetor, Byroja Kombëtare e Hetimit.
Presidenti Meta: Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi dhe me Kushtetutë. Kjo këtu, sepse e dija që do të pyesnit, meqë ka qenë trevjetori dje, është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Dhe kjo është origjinalja, sepse mund të kenë edhe të tjerët kushtetuta, por mund të punojnë me kushtetuta të tjera nga kjo, që është votuar para tri vitesh me 140 vota. Kam qenë unë kryetari i Parlamentit dhe konsensusin e kam imponuar unë për ato 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma.
Përsa i takon “Ramaformës” që është sot, ajo është një Kushtetutë tjetër, nuk është kjo, por kjo është origjinalja, sepse është firmosur nga unë pas votimit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në atë kohë. Dhe natyrisht frikë nga kjo reformë, nga “Ramaformë” ka ai që e çoi në këtë gjendje. Tani doni të flasim për histori me peshq e me peshkaqenë? Peshkaqenët nga atëherë, janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikojnë të kthehen në Titanik pas disa kohësh. Se kështu dëgjuam histori nga, sepse nuk dua t’ia përmend emrin, sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë gjërat serioze. Iku...
Gazetarja: Ka pasur lajme të herëpashershme do të vijë marsi, peshku i madh...
Presidenti Meta: Më falni, me qetësi tani! Iku ai, u bënë dy vjet që mbushi mandatin, që kur iku.
Gazetarja: Zoti Lu.
Presidenti Meta: Jo, jo, flas për ish-prokurorin e Përgjithshëm.
Gazetarja: Ah, po thoni për zotin Llalla!
Presidenti Meta: U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. U zgjodh nga zoti Rama dhe nga dy ambasadorët, të cilët u përqafuan për këtë Kushtetutë që kam unë këtu, jo për atë të 69 votave dhe të “Ramaformës” që kanë sot shqiptarët. Kjo është Kushtetuta që ka bërë Komisioni i Venecias, institucioni më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Europë për çështjet kushtetuese dhe gjithmonë i gjithëpranuar edhe në Shqipëri, edhe kudo, në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës. Dhe tani mund të bëj nja dy pyetje të vogla?
Gazetarja: Mua?
Presidenti Meta: Po. Përmes jush edhe të gjithë qytetarëve. Në qoftë se ka mundësi?
Gazetarja:Patjetër. Për transparencë të plotë zoti President.
Presidenti Meta: Sepse e dija që do të vinit edhe te këto pyetje, edhe te këto shqetësime. Tani këtu kemi edhe prokurorinë në kushte normale siç gjendet edhe te kjo Kushtetutë, që është votuar me 140 vota. Edhe me Komsionin e Venecias që ka pasur një vëmendje të veçantë për moskapjen e institucioneve të reja të drejtësisë të Prokurorisë së Përgjithshme, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë...