Gazetarja: Nëse Tahiri dënohet nuk shkon në burg

I pyetur nga gazetari Sokol Balla në një lidhje të drejtpërdrejtrë për emisionin “Real Story”, se a do të shkojë në burg Saimir Tahiri nëse shpallet fajtor nga gjykata, gazetarja Klodiana Lala sqaroi se në fakt ligji e përcakton qartë këtë gjë. “Tahiri është një rast që është hetuar në gjendje të lirë dhe, edhe nëse gjykata e shpall atë fajtor do të qëndrojë i lirë dhe nuk do të hyjë në burg, pasi çështja do i kalojë gjykatës së Apelit”, tha Lala.

Pra, verdikti përfundimtar do të jepet nga Apeli nëse Tahiri do arrestohet, apo do të qendrojë i lirë. Gjithashtu Lala ka sqaruar se nëse gjykata e shpall të pafajshëm Tahirin, atëherë do të jenë prokurorët e çështjes që do të çojnë këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

Mësohet se Tahiri që prej orës 15:00 që është paraqitur në ambientet e Krimeve të Rënda nuk ka lëvizur për asnjë moment dhe është në pritje të vendimit të gjykatës në gjendje ankthi. Vendimi për ish ministrin Tahiri pritej të jepej që në orën 16:00, por deri në orën 21:40, gjyqtarët ende nuk kanë dalë me një vendim për këtë çështje.