Flash News

KRYESORE

Gazetarja: Partitë e shkëputura nga PD kanë dështuar

Gazetarja: Partitë e shkëputura nga PD kanë dështuar

Gazetarja e politikës dhe producentja e A2 CNN, Merita Haklaj ka komentuar krijimin e partisë së re ‘Bindja Demokratike’, e cila sot pritet të regjistrohet edhe në Gjykatë, pjesë e së cilës do të jetë ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

Gjatë emisionit të mëngjesit në  A2 CNN, gazetarja u kthye pas në kohë, duke marrë disa shembuj se si partitë e krijuara të shkëputura nga PD, kanë dështuar.

“Nga PD janë krijuar forca politike, marr shembullin e Genc Pollos, por u shkri dhe u kthyen te Sali Berisha, e tillë ishte edhe partia e Bamir Topit, i cili krijoi Frymën e Re Demokratike, Gjergj Bojaxhi po ashtu, por kanë dështuar.

PS dhe PD do vazhdojnë të jenë të padiskutueshme, por në vazhdimësi. Vota përcakton cdo gjë, kush është në opozitë, e kush në qeveri. Cdo gjë që krijohet në mënyrë artificiale nuk ka jetëgjatësi”, tha gazetarja.

Të fundit