Gazetarja pyet Maliqin: Premtove dorëheqje nëse mbaheshin zgjedhjet, do e japësh?

Moderatorja e emisionit Open, Eni Vasili i kujtoi deputetit Lefter Maliqi ‘bastin’ se nëse do organizoheshin zgjedhjet vendore, ai do të jepte dorëheqjen.

Vasili e pyeti nëse do ta mbajë premimin publik, pasi ’30 qershor’ u zhvillua.

Deputeti i ‘opozitës së re’, ka devijuar dhënien e një përgjigje duke thënë se nuk largohet se “ishte dekreti Metës ai që shmangu konfliktin civil dhe jo vendimi i mazhorancës”.

“Nuk do ta jap dorëheqjen”, shtoi ai.