Flash News

KRYESORE

Gazetarja-Ramës: Ju mungojnë 5 vota, a i njihni tradhtarët?

Gazetarja-Ramës: Ju mungojnë 5 vota, a i njihni tradhtarët?

Humbja e 5 votave në votimin për kryeprokuroren e re të Shqipërisë, ka qenë një prej pyetjeve që iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës për shtyp. Një prej gazetareve të pranishme e pyeti Ramën nëse i njeh 'tradhtarët' brenda PS-së, duke iu referuar pesë deputetëve.

Rama iu shmang pyetjes duke theksuar se me rëndësi është votimi, pa dashur të fokusohet te një krizë e mundshme brenda partisë.

“Çfarë të them?! Sot, e rëndësishme është që u votua, pavarësisht shisheve, këpucëve, sharjeve, trupave që fluturuan për të penguar votimin. Kjo është e rëndësishme. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit prokuroren e Përgjithshme me mandat të përkohshme”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama përjashtoi mundësinë që ngjarjet e fundit brenda dhe jashtë Kuvendit të ndikojnë në hapjen e negociatave në fillim të vitit të ardhshëm.  

Pas emërimit të prokurores, Rama ‘fshihet’ pas ndërkombëtarëve: A ka budallenj që e besojnë këtë?!

Të fundit