Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Gazetarja Klodiana Lala mendon se presidenti Ilir Meta ka bërë një zgjedhje të mirë duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.
“Xhaferllari është një gjë tjetër. KPK nuk doli në një vendim përfundimtar për faktin se sipas komisionit ajo e kishte humbur statusin e magjistratit. Mua më lind pyetja? pse KPK vetoi dhe hetoi për dy vite me radhë për dy vite me radhë një zonjë që kishte humbur statusin të magjistratit. Ata e nxorën në seancë publike dhe më pas dolën në këtë përfundim.
Ajo kandidon nga radhët e juristëve të spikatur, që do të thotë se ka një Vetting të bërë nga KED. Xhaferllari është vetuar si një juriste e spikatur që ka kandiduar nga jashtë sistemit, sepse kemi juristë që garojnë nga brenda sistemit, siç është Besnik Muçi, që është prokuror”, tha Lala në “Real Story” në Neës 24.
Ajo shtoi se Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij për në Kushtetuese, por ajo shtoi se fakti që vendi është prej kohësh pa këtë gjykatë, e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve.