Flash News

KRYESORE

Gazetarja tregon arsyen e vërtetë të luftës së bandave në vend

Gazetarja tregon arsyen e vërtetë të luftës së bandave

Gazetarja Klodiana Lala mendon se lufta mes bandave në vend po ndodh për shkak të pronave në bregdet. Konflikti më i madh është në Gjirin e Lalzit, ku janë shumë persona të cilët e pretendojnë atë si pronën e tyre.

“Kjo nuk është një histori vetëm e bregdetit të Durrësit, por është historia e gjithë bregdetit të Shqipërisë. Nëse hetohet siç duhet, hapet “Kutia e Pandorës” dhe hetimet shkojnë deri në nivele të larta politike”, tha Lala në “Real Story” në News 24.

Ajo tregoi edhe detaje nga takimi me prokurorin, të cilit iu bë atentat, Arjan Ndoj.

“E takova prokurorin, pashë një njeri të dëshpëruar. Përtej dëshpërimit pashë mllefin e njeriu që nuk e pranonte dot që kishin dalë fjalët. Më tha që nuk kam investuar për këtë. Ajo që më shqetëson ka të bëjë me ashpërsinë e krimit të organizuar. Aq shumë është ashpërsuar krimi sa nuk ka pyetur fare se ka qenë makina e një prokurori.”, tha gazetarja.

Të fundit