Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Gazetarja zbulon 'Sheikun' e penduar: Bashkëpunoi për fundosjen e Habilajve
Gazetarja Alba Kepi në emisionin “360 Gradë” ka deklaruar se përgjimet e bandës Habilaj janë bërë nga një ish-anëtarë i kësaj bande i cili, sipas gazetares , ka bashkëpunuar me drejtësinë Italiane në mënyrë që ajo të merrte masa të vërteta në lidhje me Habilajt. Kepi deklaron se Sebastiano Sabo është bashkëpunëtori i autoriteteve italiane.
I pyetur nga Zhei nëse ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë gazetarja Kepi ka deklaruar se ka një të penduar.
“Kemi të bëjmë me një të penduar. Më saktë ai ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve. Sebastiano Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet “Sheiku”. Njihet mjaft në një zonë të Sicilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verë 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij i kanë tronditur. Thuhet që ngarkesa e drogës ka qenë brenda makinës Audi për llogari të Sardos,”- është shprehur Kepi.