Flash News

KRYESORE

Gazetarja Zykaj citon përfaqësues të lartë të BE-së: Të zhgënjyer me qeverisjen e Edi Ramës

Gazetarja Zykaj citon përfaqësues të lartë të

Gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zykaj ka treguar se përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë të zhgjënjyer Edi Ramën, për shkak të arrogancës së tij.  Zykaj kujton se Rama nisi të shihej me skepticizëm nga shumë ambasadorë dhe europdeputetë që në konferencën ‘Miqtë e Europës’ në Dhjetor të 2017-ës, kur ai kërcënoi se Shqipëria mund t’i bashkohej Rusisë.

“Që në fillim të mandatit të parë, ka pasur acarim brenda institucioneve europiane per shkak të arrogances së Edi Ramës. Në fillim ka funksionuar forma dhe është anashkaluar thelbi, por tani gjërat janë ndryshe. Që në dhjetor të vitit 2017 - ju kujtoj se si kryeministri Rama në konferencën ‘Miqtë e Europës’, kërcënoi Bashkimin Europian se nëse nuk do pranonin Shqipërinë, atehere do shkonte kah Rusisë. Mbaj mend që në atë moment ka zhgënjyer përfaqësues të ambasadave dhe eurodeputet, të cilët ma kanë thënë këtë personalisht. Megjithatë, tani situata në Shqipëri nuk mund të injorohet më”, sqaroi Zykaj.

Asokohe Rama theksoi se sot ka një shumëllojshmëri opsionesh, për të cilat do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt martesa jonë do të ketë kosto edhe më të lartë.

“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm".

Të fundit