Flash News

KRYESORE

Gazi lotsjellës nga Kosova, ‘dorëzohet’ Sandër Lleshaj: E morëm, por ...

Gazi lotsjellës nga Kosova, ‘dorëzohet’ Sandër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  e ka pranuar se ka huazuar gaz lotsjellës  nga Kosova kundër protestave të opozitës një vit më parë.

Gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti Lefter Maliqi sot në Kuvend, Lleshaj rithekson se gazi është marrë, por nuk është përdorur.

“Menaxhimi i protestës ishte sipas librit të shkollës më të mirë evropiane të policisë. Nga ka ardhur gazi lakrimogjen i përdorur mund të kërkoni informacion. Gazi është përdorur nga rezervat e policisë së shtetit që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme.

Në muajin qershor është marrë një sasi nga Kosova, por që nuk është përdorur dhe në dijeninë time është kthyer andej nga është marrë”, tha Lleshaj.

Të fundit