Flash News

KRYESORE

Gazmend Bardhi: 16 shkurti, akti final i largimit të qeverisë ‘Rama’

Gazmend Bardhi: 16 shkurti, akti final i largimit të qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi është shprehur se njoftimi i shpërndarë nga policia se do ketë element kriminal ne protesten e 16 shkurtit është një mënyrë për të frikësur qytetarët. Në studion e lajmeve në ‘Abc News’, Bardhi zbuloi se tubimi do të mbështetet edhe nga forcat policore.

“Unë dua të jap telefonin dhe të shikosh se me qindra punonjës policie me shkruajnë. Pjesa dërrmuese e punonjësve të policisë do jenë krah nesh në protestë”, deklaroi Bardhi duke shtuar se në pushtet do vijnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se alternativa që kërkon opozita është ajo e një qeverie tranzitore.

“Ne në pushtet do të vijmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk vijmë në pushtet me grusht shteti. Rama është në qeveri në mënyrë ilegjitime. Sot Edi Rama është i bindur se nuk mund ta qeverisë më vendin pas 16 Shkurtit. Ne kërkojmë rikthimin e legjitimitetit të qeverisjes në vendit. Qeveria tranzitore të gëzojë besim të gjerë. Ne presim që më 16 Shkurt presioni popullor të rrëzojë një qeveri ilegjitime. Njerëzit janë të frymëzuar dhe Rama ka një grup njerëzish. Ky grup njerëzish nuk mund t’i bëjë ballë shumicës së shqiptarëve. Unë mendoj vetëm një skenar. Populli i bashkuar mund ta mundi të keqen. Tani është akti final i largimit të kësaj qeverie”, përfundoi Bardhi.

Të fundit