Gazmend Bardhi i tregon medias së huaj strategjinë e opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit  

Përplasja politike si shprehje e krizës politike në Shqipëri është shtrirë edhe në valët e rrjetit ndërkombëtar Al Jazeera. Në një artikull me autor gazetarin holandez Vincent Triest, Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe Elisa Spiropali, ministre e Shtetit kanë ballafaquar edhe njëherë pikëpamjet e tyre të kundërta.

Sipas Bardhit: Ne po punojmë me me zyrtarët lokalë të partisë sonë për të krijuar struktura të zgjedhjeve vendore që do të veprojnë në çdo qendër votimi dhe do ta bëjnë të pamundur organizimin e zgjedhjeve farsë. Jemi të vendosur.

Spiropali ka tjetër plan: Zgjedhjet do të ndodhin në qershor. Ne jemi të vedosur për të siguruar ligjin dhe rendin dhe për t’u ofruar shqiptarëve të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar lirisht.