Flash News

KRYESORE

Gazmend Bardhi: Socialistët pjesë e protestës, skenarin e vendosin qytetarët

Gazmend Bardhi: Socialistët pjesë e protestës, skenarin e

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se do të jenë qytetarët ata që do vendosin se çfarë do ndodhë në protestën e opozitës në 16 shkurt përpara Kryeministrisë nga ku do të tentohet largimi i Edi Ramës.

Pyetur nëse PD dhe LSI kanë në plan të rrethojnë selinë qeveritare me protestues apo të bllokojnë të gjitha akset rrugore të Tiranës, Bardhi sqaroi se asnjë nga këto dy opsione nuk përjashtohet.

“Çdo opsion është i hapur. Nuk përjashton asnjë nga ato që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët. Në protestë do të ketë edhe socialistë. Në qytete të ndryshme të vendit na kanë pritur edhe socialistë. Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS por qeveri e Edi Ramës. Gjysma e ministrave nuk kanë lidhje me PS por janë shokë dhe miq të Edi Ramës ose gruas së tij. Nuk është një betejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe qytetarët. Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare”, deklaroi Bardhi në emisionin "5 pyetjet " në Report Tv.

Zgjidhja e vetme, sipas Bardhit, pas ezaurimit të rrugëve institucionale dhe ligjore, mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe krijimi i një qeverie me mandat tranzitor.

Të fundit