Flash News

KRYESORE

Gega nis eksperiencën e re, habit me destinacionin e ri

Gega nis eksperiencën e re, habit me destinacionin e ri

Ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega, do të nisë shumë shpejt aventurën e tij në Jordani. Ai ka lënë Shqipërinë dhe ka nisur udhëtimin drejt Jordanisë. Trajneri kampion do të stërvisë skuadrën e Al Ramtha.

Gega ka postuar vetë një foto nga aeroporti së bashku me valixhet gati. Një udhëtim që paralajmëron kalimin në klubin e ri. Trajneri kampion i Partizani ka marrë përsipër një ekip me oshilacione, pasi nuk e fiton titullin që prej vitit 1982.

Eksperienca në Lindjen e Mesme nuk është për herë të parë, pasi Gega më herët ka drejtuar dhe në Kuvajt tek ekipi i Al Jahra. Kjo do të jetë hera e dytë që rikthehet në lindjen e mesme për trajnerin shqiptar.

Të fundit