Flash News

KRYESORE

Genc Pollo i del në krah Lulzim Bashës: Kush do të bëhet kryetar ka mundësinë të garojë

Genc Pollo i del në krah Lulzim Bashës: Kush do të bëhet

Deputeti i PD-së, Genc Pollo i ka dalë në krah kryetarit ende në detyrë, Lulzim Bashës, pas sulmeve të shumta që janë adresuar ndaj tij nga të pakënaqurit.

Pollo thekson se ata që duan të bëhen kryetar të PD-së e kanë mundësinë për të garuar dhe këtë ta bëjnë nëpërmjet debatit të civilizuar. Çdo fjalë tjetër sipas Pollos, është aktivizëm fushator.

“Po dëgjoj kolege të njohur e më pak të njohur që kërkojnë largimin e Bashës, menjëherë, madje edhe me dhunë disa!? Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ekzagjerimet. Nëse duan të bëhen kryetarë kane mundësi të garojnë në zgjedhje të organizuara nga një treshe e lartë e PD për të cilën nuk kam dëgjuar kontestime; e të mbajtura në një datë statutore për të cilën gjithashtu nuk kam dëgjuar kontestime; ose edhe të votojnë një ndër kandidatët në këto zgjedhje. Mundësisht edhe me ide të dobishme e debat të civilizuar. Fjalët e tjera jane aktivizëm fushator”, shkruan Pollo.

Të fundit