Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Genc Pollo: Rama ka 6 vite që keqpërdor pushtetin dhe na akuzon ne
Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo, i ftuar në emisionin “A show” drejtuar nga Adi Krasta në “News 24”, tha se kryeministri Edi Rama ka keqqeverisur për 6 vjet dhe shqiptarët kërkojnë ndryshim. Pollo u shpreh se ishte në protestë dhe aty kishte mbështetje masive ndaj kauzës së opozitës së bashkuar.
“Shoqëria ka vullnet për ndryshim. Ajo që thotë Rama për 1 milionë votues pro kësaj qeverie është një tezë post-komuniste. Synimi është që të kemi një transformim të gjendjes në vend. Rama merret me të shkuarën, duke na sulmuar, ndërsa vetë ai ka 6 vjet në pushtet dhe e keqpërdor atë. Nëse themi se PD ka bërë gabime, atëherë mund të themi se PS në të kaluarën ka terrorizuar vendin. Rama sot ndodhet në një situatë komode dhe mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vendit. Por ne nuk duhet që ta lejojmë që një njeri të marrë kaq shumë pushtet dhe ndryshimi do të vijë. Unë sapo erdha nga protesta e opozitës dhe kishte pjesëmarrje masive. Nuk jam për atë që të ikë Rama e të vijë Basha, por kemi një platformë më të mirë. Edi Rama mban pushtetin në mënyrë të paligjshme. PD ka kërkuar një qeveri tranzitore, sepse kriza akute e do këtë gjë. Njerëzit që janë në shesh mbështeten edhe nga ata që janë në shtëpi, por këta të fundit thjesht s’janë fizikisht në demonstrata”, tha Pollo.
Sa i takon figurës së Lulzim Bashës, Pollo deklaroi se është një lider më i qetë dhe ndryshe nga se perceptohet, është i aftë të marrë vendime të rëndësishme.
“Rama është obsenues pas pasurisë dhe kontrollit. Ai po shkon drejt zgjerimit të pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën. Pushteti absolut korrupton absolutisht. Ndërsa për Bashën, mendoj se është më i butë, më i sjellshëm. Mund të them se edhe në vendimet që merr, janë të rëndësishme dhe ai është vërtetë i vendosur. Mendoj se është një lider i mirë dhe ka një qetësi në të folur”, tha Pollo.