Flash News

KRYESORE

Genc Pollo reagon kundër PS: Grupe kriminale blenë votat në disa qarqe

Genc Pollo reagon kundër PS: Grupe kriminale blenë votat në disa

Deputeti i PD-së në Fier, Genc Pollo në një reagim në Facebook për rezultatin e zgjedhjeve hedh akuza të forta ndaj PS për përdorim të grupeve kriminale në zgjedhje dhe blerje të votave.

Statusi i plotë:

Të dashur miq,

U zgjodha deputet i Kuvendit për Partinë Demokratike në qarkun e Fierit. Duke falenderuar PD e kryetarin Basha për besimin do të doja të shprehja në rradhë të parë mirënjohjen për votuesit, anëtarët e PD, aktivistët e fushatës, komisionerët zgjedhorë si dhe kandidatët e tjerë të nr. 6 për përkrahjen e punën e tyre gjatë katër javëve të fundit. Ishte një fushatë zgjedhore e shkurtër, madje tepër e shkurtër, veçanërisht intensive, e në mot të nxehtë. Do të përpiqem ti përfaqsoj luajalisht në Kuvend e tu jem pranë sa herë të lipset. 

Proçesi zgjedhor fatkeqsisht sërish u cënua nga votëblerja masive përmes personave të PS e LSI, presioni i administratës shtetërore, megjithë përpjekjet e lavdërueshme të "ministrave teknikë", dhe në disa qarqe riaktivizim i grupeve kriminale në favor të PS. 

Megjithatë vota për PD fatkeqsisht nuk ishte ajo që shpresonim apo edhe prisnim. Ajo nuk na delegoi përgjegjësinë e pushtetit.

Pas kësaj fillon proçesi i ngritjes së PD si parti e përgjegjësive të madhe në vendin tonë. Asnjë rrethanë a mazhorancë nuk është e pandryshueshme. 

Të fundit