Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Genc Pollo reagon pas letrës së BE për Teatrin Kombëtar: U rrëzua ligji special “Fusha”
Vjen reagimi i parë nga PD, pas përgjigjes së dërguar nga Komisionit Evropian, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Deputeti i PD, Genc Pollo e komenton letrën e KE si një fitore të një beteje të opozitës, pas kërkesave të vazhdueshme për kthimin e këtij ligji, që parashikon shembjen e godinës së teatrit dhe në vend të tij të ngrihen kulla.
Në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Edi Ramës, Engjëll Agaçi, KE theksonte se ligji duhet të amendohet dhe se duhet transparencë në një garë mes disa kontraktuesve.
Sakaq, Pollo thekson se në këtë letër është rrëzuar ligji special ‘Fusha shpk’.
“BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve. BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojnë garën. Kjo është fitore e një beteje. Falënderime Komisionit Europian. Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon”, shkruan Pollo.