Flash News

KRYESORE

Genc Pollo takon Danielsson: Krimi, droga dhe zgjedhjet e lira, problemet e mprehta të Shqipërisë

Genc Pollo takon Danielsson: Krimi, droga dhe zgjedhjet e lira, problemet e

Ashtu si edhe në rastet e tjera, kur zyrtarët e lartë të opozitës takohen me zyrtarë të lartë të BE-së, apo SHBA-ve, gjejnë rastin t’u bëjnë atyre një panoramë të plotë për situatën akutale, edhe kryetari i Komisionit të Integrimit Europian në Kuvend, Genc Pollo, bëri të njëjjtën gjë, sot me drejtorin e përgjithshëm per Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, të cilin e priti në një takim pune.

Duke e falenderuar për ndihmën e deritanishme, Pollo i tha zotit Danielsson se përmbushja e kushteve të vendosura  nga BE, si lufta kundër krimit të organizuar me mpleksje politike veçanërisht të narkotrafikut, lufta kundër korrupsionit, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe dekriminalizimi, janë shërbimi më i mirë për popullin shqiptar.

“Sidomos kur qeveria paraqitet si pengesë. Thënia e të vërtetave dhe trysnia politike nga Brukseli është mënyra më e mirë për të ndihmuar”, u shpreh Pollo.

Të fundit