Flash News

KRYESORE

Genc Pollo tregon provën e vetme që implikon Salianjin në çështjen Babale

Genc Pollo tregon provën e vetme që implikon Salianjin në

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo deklaroi se prova e vetme që e implikon Ervin Salianjin në çështjen “Babale”, është togfjalëshi që ka thënë Fredi Alizoti “më ka premtuar 200 mijë euro”.

“E vetmja provë që sipas dy prokurorëve inkriminon Ervin Salianjin ishte deklarata e Alizotit, të cilit i kishte thënë Veliu që më ka premtuar 200 mijë dhe 100 mijë do t’i jap ty. As edhe një gjë tjetër dhe vetëm këtë provë”, tha Pollo në Abc news.

Ai shtoi se vetëm mbi bazën e pohimit të Alizotit, i cili del në dosjen e Prokurorisë i kapur nga polici, nga deputeti Taulant, nga shefi i policisë, nga prokurori, i premtohen para vetëm e vetëm që të dëshmojë.

“Do bësh 1 vit burg por do shpërblehesh, kjo është besueshmëri e këtij por edhe ky vetë nuk ka pranuar që ka takuar Salianjin, por i ka thënë një tjetër, një ish i burgosur në burg me Xhafën që unë do të jap ty 100 mijë sepse 200 mijë do të japë. Dhe vetëm me kaq të kërkojë 1 vit e gjysmë burg prokuroria dhe gjykatësi të japë 1 vit burg. Nuk e di tani se krahasimet me kohën e Enver Hoxhës duhet t’i bëjmë me kujdes, por edhe atëherë një shkallë serioziteti hetuesia e pretendonte ta kishte.”, u shpreh ish deputeti.

Të fundit