Flash News

KRYESORE

Genc Prelvukaj ironizon kolegët:Emrin në muzikë nuk e kam blerë, çdo klikim është real

Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe kanë sjellë në bashkëpunim këngën "Adrenalinë", e cila deri tani ka rreth 1 milionë e 300 klikime. Duke qenë në një situatë ku këngëtarët shqiptarë marrin miliona klikime, kjo i ka bërë përshtypje një prej fansave të Gencit i cili i komenton?

“A do më thoni pse vetëm 1.3 milion? Si duket cilësinë e dëgjojnë pak veta…por durim. Është super këngë”. 

Kësaj pyetjeje, Genci i është përgjigjur publikisht me ironi për kolegët e tyre. Në një publikim në Instastory, Genci shkruan se emrin në muzikë nuk e ka blerë:

“Sepse çdo klikim është real. Emrin në muzikë nuk e kam blerë. Këngët e mia nuk janë bërë hite përmes lekëve, ndikimi im në muzikë nuk vjen përmes skandaleve, klaneve apo gjëra të ngjashme si këto, por të gjitha vetë i kam ndërtuar e ngritur me punë."

Të fundit